Zonja Bovari i shkruar ne vitin 1856, eshte romani i pare i Gustav Floberit. Ngjarjet trajtojne jeten e gruas se doktor Bovari, Ema Bovari, e cila pervec mardhenieve jashtemartesore, bente nje jete plot shpenzime qe i tejkalonin mundesite ekonomike te familjes, per tju shmangur keshtu jetes boshe te provinces.
Sapo u botua si roman, autori u akuzua per shkelje te normave te moralit te shoqerise. Ishte vete gjyqi qe perfundoi pas dy muajsh duke i dhene pafajesine autorit, qe e beri edhe me te famshem duke e bere librin nje best seller te asaj kohe. Sot ky roman konsiderohet si kryevepra e Floberit dhe si shembull i romanit realist.