Autoret
Informazione mbi autorin
London Jack
London Jack siti web
Vepra te tjera
Donacion

Kodi: Ligji

Ligji i jetes
[London Jack]

Ligji i jetes
Plaku Koskush filloi te degjonte me lakmi. Ndonese shikimi i ishte dobesuar prej kohesh, degjimi i kishte mbetur i mprehte, edhe zeri edhe me i dobet i depertonte ne ate drite inteligjence qe kishte mbetur akoma prapa atij balli te fishkur edhe pse jo me i perqendruar ne gjerat e kesaj bote. Ah! Ajo ishte Sit-cum-to-ha, qe mallkonte me ze te ashper qente, ndersa po i mbrehte ne slite dhe i godiste me tere fuqine. Sit-cum-to-ha ishte vajza e vajzes se tij, por ishte shume e zene per te humbur kohe e te mendonte per gjyshin shendetlig, te ulur aty mbi debore, vetem, i pambrojtur dhe i braktisur. Duheshin ngritur cadrat. I priste pista e gjate dhe dita e shkurter refuzonte te zgjatej. Ishte jeta qe po e therriste, detyrat e jetes, jo vdekja.
Shkarko Degjo Recensione Tregoja nje shoku