Oscar Fingal O' Flahertie Wills Wilde (Oskar Uajlld) lindi më 16 tetor 1854Dublin; vdiq më 30 nëntor 1900Paris. Ka qenë një shkrimtar anglezo-irlandez. Uajlld ishte një shkrimtar dhe poet Anglez. Lindi në Dublin në vitin 1856 dhe vdiq në vitin 1900 në Paris. I ati ishte kirurg dhe e ëma ishte poete dhe shkrimtare. Nëna e Wilde, nën pseudonimin "Speranza" (fjala italiane për'Shpresë'), shkruante poezi për revolucionaret e Rinj të Irelandës në vitin 1848 dhe ishte një nacionaliste irlandeze e përjetshëm.[1] Uailld studioi në Kolegjin ‘’Trinity’’ të Dublinit dhe në Oksford shkenca klasike. Ishte përkrahës i dogmës ‘’arti për artin’’. Pavarësisht se kjo dogmë takoi shumë kundërshtarë, u bë shpejt i famshëm dhe shumë e kërkuar nga ciklet letrare. Ecuria e tij e shkëlqyer ndërpritet në vitin 1895, ku dënohet për dy vjet punë të detyrueshme për homoseksualizëm, në atë kohë diçka e paligjshme. Del nga burgu në vitin 1897 dhe jeton në Paris deri kur vdiq, shumë i varfër dhe i braktisur.

Oscar Wilde
U lind më16 tetor 1854
Dublin
Vdiq më30 nëntor 1900
Paris
KombësiaAnglezo-irlandez
Gjinitë letrareDramë / Poezia / Proza / Përralla

Jeta e hershme Redakto

Libri i parë që botoni, ishte një kolazh poezish, që u botuan në vitin 1881. Një vit më pas do të fillojë një turne në Amerikën e Veriut me një seri të madhe me leksione. Atëherë shkruajti dramën ‘’Vera’’. Vijojnë më pas libra si, ‘’Princi i lumtur dhe përralla të tjera’’, ne 1888, ‘’Krimi i lord Savili dhe tregime të tjera’’, në vitin 1891, ‘’Shtëpia e Shegëve’’ dhe ‘’Dukesha e Paduas’’, në vitin 1892 u botuan ‘’Portreti i Dorian Greit’’. Por veprat e tij që e bënë më të njohur ishin: ‘’Freskorja e Lejdi Uindermir’’ e vitit 1892, ‘’Një grua e parëndësishme’’ e vitit 1893. Në burgjet Reding shkruajti dhe dy libra të tjerë: ‘’De profundis (nga thellësia)’’ shkruar Lord Alfred Douglas, me te cilin pati nje lidhje dhe ‘’Balada e Burgut Reding’’. U influencua shumë nga edukimi që mori nga prindërit e tij, sidomos në formimin e karakterit, ashtu si edhe të interesimeve të tij. E jëma, një poete e njohur e asaj kohe, organizonte cdo javë festa në shtëpinë e tyre, në të cilat ftonte shkrimtarë të famshën dhe bisedat kishin të bënin me artin dhe qytetërimin.

 
Shtepia e Wilde
 
Statuja e Oscar Wilde në Merrion Square, Dublin

I ati i tij, përveç se një doktor i famshëm, ishte edhe një stujues i mirëfilltë i qytetërimeve, arkeologjisë dhe miteve të Keltëve. Dashuria e tij për gjuhën greke i solli shumë nderime në Universitet.[2] Së bashku me profesorin e tij që studionin shkrimet e lashta greke, filluan një turne në grepi, për të njohur vendin ku lindën shkrimtarët e tij të preferuar. Kishte një mendjemprehtësi të madhe, dhe inteligjenca e tij u njoh shumë herët. Uajlld vetë dallohej nga ecentrizmi i tij dhe provokonte shumë veset konservatore të Anglisë viktoriane. Pavarësisht se ishte një anëtar i shoqërisë së lartë, nuk bënte dallime dhe në leksionet e tij mblidhte njerëz nga të gjitha klasat, akoma dhe minoritete. Në vitin 1884 martohet, dhe me vonë do të lindin dhe dy fëmijët tij, tek të cilët do të përkushtohet. Atyre u dedikohen edhe përrallat simbolike që shkruajti në atë periudhë.[3] Ishte kundër çdo lloj dogme (ashtu sikur e shprehte shoqëria viktoriane). Shpesh here e ironizonte deri në cinizëm, hipokrizinë e njerëzve të asaj kohe: ‘’Ajo që është interesante për njerëzit e botës së mirë, është maska që çdonjëri nga ata do të veshë dhe jo realiteti që ndodhet poshtë maskës’’. Ndjente një neveri të madhe për mediokritetin të intelektualizmit që në atë periudhë mundohej të mbizotëronte. Kritikat që merrte i përballonte me shumë humor. Ftonte Anglinë konservatore të ndryshonte sjelljen e saj hipokrite dhe të luftonte tabutë e saj.

Ishte mbështetës i zjarrtë i metafizikës, besonte tek fuqitë e errëta që përrethojnë jetën tonë. Konsideronte se e ardhmja mund të parashikohej. Nga prindërit e tij u edukua me mite dhe tradita të qytetërimeve të tjera. Mori pjesë në shumë grumbullime shpirtërore, sidomos tek ato që organizonte e ëma në shtëpinë e tij. Xhaxhai i tij, Carls Maturin ishte nga shkrimtarët e parë të historive fantastike dhe tmerri. Interesat e tij metafizike duken thellë tek Portreti i Dorian Greit që shokoi kritikët e kohës së tij. Tek jo vepër duket qartë ndarja e vetvetes se jashtme dhe atë të brendshme. Përpjekja e Heroit për të mbajtur të ri vetveten e tij të jashtme, domethënë duke ndjekur ambicien që e bën si të huaj ndaj shpirtit të tij. Duke mos duruar këtë përçarje, heroi shkatërron pikturën – idhull, domethënë vetveten inferiore së bashku më ambicien e tij. Kështu çlirohet duke kuptuar se pavdekshmëria dhe bukuria janë karakteristika të Shpirtit dhe jo të formës shprehëse të tij. Duket qartë ngjashmëria me doktor Faust. Uajlld merret gjithmonë me të bukurën. Shikon artin por edhe jetën me syrin e të sapolindurit dhe refuzon fuqinë e dijes se dorëzuar. Beson se si dija ashtu edhe arti duhet të përjetohen. Besonte se jeta nuk është shkolla e duhur për Artin, por është vetë arti, domethënë arti për artin. E kishte integruar në një realitet tjetër, që nuk kishte të bënte me përditshmërinë. Ishte kundërshtar i çdo përshkrimi ose rishfaqjeje realistike. Ishte dakord me Platonin se arti udhëheq në një lloj çmendurie hyjnore. Ndihmon më vonë lindjen e rrymave të reja ose ripërjetuese të shkollave të vjetra.

Uajlld ishte një shkrimtar i madh i cili provokoi pseudo – etikat e epokës së tij. Ishte një njohës dhe një admirues i shkrimeve të grekëve të lashtë. Besonte se Qytetërimi i lashtë grek mishëronte bukurinë dhe harmoninë. Ishte jokonfromist dhe ekscentrik, por këto karakteristika nuk e penguan të studiojë filozofinë klasike. Veprat e tij mbeten të freskëta dhe aktuale akoma dhe në ditët e sotme.

Bibliografia Redakto

Poezia Redakto

Drama Redakto

Proza Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime dhe shënime Redakto

  1. ^ Mulrooney, Deirdre (12 nëntor 2010). "A geological odyssey for Oscar as Wilde gets a new jade head". Irish Times. Dublin. fq. 18. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ McGeachie, James (2004). "Wilde, Sir William Robert Wills (1815–1876)". Oxford Dictionary of National Biography. Oxford, England: Oxford University Press. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Ellmann (1988:13)