Gilman Bakalli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gilman Bakalli (Shkodër, 11 gusht 1967 - 8 tetor 2016) ka qenë lektor, profesor, publicist dhe deputet shqiptar. Ai lindi më 11 gusht 1967 në Shkodër. Për 4 vite nga viti 2005 në vitin 2009 ka shërbyer si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ai u nda nga jeta më 8 tetor 2016 pas një sëmundjeje.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në Shkodër në lagjen "Rus i Vogël" më 11 gusht 1967, i biri i Et'hem Bakallit dhe Nexhmije Shpuzës. I ati u dënua me 12 vjet burgim për shkak të pjesëmarrjes në Lëvizjen studentore antikomuniste 1945-53 me organizimin e quajtur "Përpjekja shqiptare"[1][2].

Përshkoi të gjitha etapat e arsimimit fillor e të mesëm në Shkodër. Agu i tranzicionit e zë student në fakultetin e Inxhinieri-Gjeologji Minierash. U kthye në Shkodër ku u diplomua në gjermanistikë, Në GracAustrisë mori titullin doktor i Filozofisë, duke hyrë në katedrën e gjermanistikës në Universitetin Luigj Gurakuqi. Në vitin 2005, ftohet të kandidojë në Shkodër për Partinë Demokratike, dhe zgjidhet deputet nga viti 2005 deri në vitin 2009[2]. Pasi rikandidoi në zgjedhjet e 2009 me partinë "Poli i Lirisë", në procesverbal nuk i ishte shënuar asnjë votë në emër të tij, gjë për të cilën u shpreh "më vodhën edhe votën time"[3].

Ka punuar si Lektor në Universitetin Evropian të Tiranës, në mësimdhënie në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit. U nda nga jeta më 8 tetor 2016 për shkak të leuçemisë akute[4].

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përkthime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Eagleton Terry,  Hyrje në teorinë e letërsisë, përkth. shqip. Gilman Bakalli, Ed. Camaj-Pipa, Shkodër, 2005. (bot. origj. Eagleton Terry, Literary Theory: An introduction, Great Britain by Blackwell Publishers Ltd., London 1996).
  • Popper Karl R.,  E gjithë jeta është zgjidhje problemesh, përkth. shqip. Gilman Bakalli, Camaj-Pipa, Shkodër 2002. (bot. origj. Popper Karl Raimund, Alles Leben ist Problemlösen: Über Erkenntnis, Geschichte und Politik, German edition, Piper 1995).
  • Bocheński J. M., Ftesë për të filozofuar, përkth. shqip. Gilman Bakalli, Shkodra University Press – Prishtina University Press., Shtypshkronja “Shkodra”, Shkodër 2000. (bot. origj.  Bocheński J. M., Wege zum philosophischen Denken: Einführung in die Grundbegriffe, Herder, Freiburg 1964).

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Butka U., Nihat Bakalli, vazhdues i veprës së Mit’hat Frashërit, ballikombetar.info, 11 janar 2016.
  2. ^ a b Gilman Bakalli, homazh heroizmit të njeriut në vetëmbrojtje, Mapo, 11 tetor 2017.
  3. ^ Bakalli G., Më vodhën edhe votën time, Shqip, 30 qershor 2009.
  4. ^ Prof. Gilman Bakalli ndërron jetë papritur nga një leuçemi akute, Tema, 8 tetor 2016.

Artikuj online[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]